Maqedoni

Ndërron jetë fëmija nga Meningjiti, MSh: mori trajtim adekuat shëndetësor

09.10.2017 19:27

Një fëmijë 2 vjeç e gjysmë nga Velesi ka ndërruar jetë në Klinikën e Shkupit nga Meningjiti dhe Sepsa...

Fëmija ishte sjellë në këtë klinikë para dy ditësh dhe ishte shtruar në repartin e neurologjisë me simptoma të humbjes së vetëdijes.

Simptomat kanë vështirësuar gjendjen shëndetësore të fëmijës dhe sipas Ministrisë së Shëndetësisë, vlerësimi i mjekëve ka qenë se ai duhej të transferohet në kujdes intensiv në Klinikën e fëmijëve në Shkup.

Nga Ministria e resorit thonë se fëmijës i është dhënë kujdesi i nevojshëm mjekësor, por për fat të keq 2 vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë.