Parashikimi i motit për sot

10.10.2017 09:14

Moti me diell dhe vranësira mesatare...

Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla deri në mesatare lokale dhe me erë të dobët nga drejtimi jugor.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus një deri në gjashtë gradë, ndërsa ajo e ditës prej 17 deri në 24 gradë Celsius.

Në Shkup moti do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare dhe me erë të dobët nga drejtimi jugor.

Vijon periudhë e motit stabil dhe të thatë me mëngjese të ftohta, ndërsa gjatë ditës do të jetë me diell dhe më i ngrohtë. Të mërkurën do të ketë rritje të vranësirave, posaçërisht në pjesët jugore të vendit.