Botë

Në Portugali arrestohet një shtetas malazes i dyshuar për kontrabandë të 400 kilogramëve heroinë

09.10.2017 20:49

Një shtetas 40 vjeçar i Malit të Zi është arrestuar në Portugali nën dyshimin se ka kontrabanduar 400 kilogramë heroinë...

Një shtetas 40 vjeçar i Malit të Zi është arrestuar në Portugali nën dyshimin se ka kontrabanduar 400 kilogramë heroinë, me vlerë rreth 20 milionë euro, publikoi "Dani" i Podgoricës.
 
Në aksion, është arrestuar edhe një italian 58-të vjeçar.
 
Kokaina, me pastërti të madhe, siç thekson gazeta është zbuluar në anijen që ka qenë në Karaibe. Vraka është ndaluar nga ana e pjesëtarëve të rojës bregdetare të Portugalisë. Gjatë kontrollit të anijes, në të cilin kanë qenë italiani dhe shtetasi i Malit të Zi, është gjetur një çantë me 400 kilogramë drogë.
 
Në këtë kontrabandim ndërkombëtar, sipas mediave portugeze, janë involvuar edhe njerëz nga Amerika Latine.
 
Ky është sekuestrimi më i madh në këtë vend këtë vit./mia