SHQIPËRIA-BE

Statusi i Shqipërisë, Ahmeti uron Ramën

24.06.2014 14:01

Lideri i BDI-se Ali Ahmeti i ka dërguar telegram urimi kryeministrit shqiptar Edi Rama.......

Lideri i BDI-se Ali Ahmeti i ka dërguar telegram urimi kryeministrit shqiptar Edi Rama.

“Me kënaqësi të veçantë ju dërgoj urimet më të përzëmerta nga të gjithë ne pranë BDI-së për vendimin e sotëm të 28 Ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian që Shqipëria të marrë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në familjën Evropiane thuhet në telegramin ne kreut të BDI-së.

Kjo e arritur e madhe rradhitet në sukseset e shqiptarëve të fundshekullit të kaluar dhe të këtij fillimshekulli, si luftat çlirimitare të kombit, Marrëveshja e Ohrit, shpallja e pavarësisë së Kosovës, si dhe anëtarësimi i Shqipërisë në NATO.

Rreshtimi i Shqipërisë në Bruksel është me rëndësi të jashtëzakontë për të gjithë shqiptarët, por edhe për kombet tjera fqinje sepse procesi integrues EuroAtlantik është rruga e vetme për paqë të qëndrueshme në rajon, marrëdhënie të mira ndëretnike dhe ndërfqinjësore, stabilitet dhe siguri si dhe zhvillim ekonomik.

Shqiptarët janë popull europian, por ky vendim i Bashkimit Evropian është inkurajues edhe për të gjitha vendet e Ballkanit Perendimor sepse rikonfirmon bindjen tonë që e ardhmja jonë e përbashkët është në Bruksel, pranë NATOsë dhe BEsë si dhe njëkohësisht rithekson përkushtimin e mëtejmë të Brukselit për ti vazhduar përpjekjet intenzive deri në integrimin e plotë të vendeve tona në BE”, thuhet në telegramin e Ahmetit drejtuar kryeministrit shqiptar Edi Rama.