Konferencë "RDM dhe Të gjelbrit evropianë kundër minierave të vdekjes!"
Konferencë me temë "RDM dhe Të gjelbrit evropianë kundër minierave të vdekjes" do të mbahet sot në Shkup....

Konferencë me temë "RDM dhe Të gjelbrit evropianë kundër minierave të vdekjes" do të mbahet sot në Shkup.
Kjo është Konferenca e dytë ndërkombëtare, që e organizojnë RDM dhe Instituti i të gjelbërve në këtë temë.
Në konferencë do të marrin pjesën përfaqësues të të Gjelbërve evropianë nga Bullgaria dhe Greqia të cilët vijnë si mbështetje e luftës së RDM dhe të nismave qytetare kundër hapjes së minierave, që janë të dëmshme për shëndetin e popullatës dhe për ambientin jetësor.
Pjesëmarrje do të ketë edhe drejtori i Inspektoratit për mjedis jetësor, Mirosllav Bogdanovski.
Në konferencë janë ftuar edhe të gjitha ministritë kompetente për këtë problematikë, si dhe organizatat civile dhe nismat nga mbarë Maqedonia të prekura nga kjo veprimtari.
