Teksas: Studenti e vrau një oficer të policisë
10.10.2017 11:13
Një oficer i policisë është vrarë nga një student 19 vjeçar në Universitetin e qytetit, Lubok të Teksasit....

Një oficer i policisë është vrarë nga një student 19 vjeçar në Universitetin e qytetit, Lubok të Teksasit në Shtetet e Bashkuara, duke shkaktuar mbylljen e përkohshme të kompleksit universitar, kanë raportuar mediat lokale.
Të shtënat kanë ndodhur mbrëmë vonë, pasi policia e kishte kontrolluar dhomën e studentit dhe kishte zbuluar drogë në këtë universitet, kanë raportuar mediat në qytetin Lubok.
Pasi oficerët e dërguan studentin në stacionin e policisë në kompleksin universitar, raportohet se studenti e kishte nxjerrë revolen dhe e kishte qëlluar oficerin në kokë. Pas kësaj, studenti kishte ikur por më vonë ishte arrestuar.
