Zgjedhjet lokale 2017, në 20:30 debati për Gostivarin në TVM 2 dhe TVM 2 sat
10.10.2017 14:51
TVM 2 vazhdon me emetimin e debateve zgjedhore...

Përballë votuesve të tyre, sonte në 20:30 në ekranin e Servisit Publik përballen kandidatët e partive politike që garojnë për qytetin e Gostivarit.
Sa i njohin ata problemet e vërteta të banorëve të qytetit të tyre për të cilin garojnë? Cilat janë ofertat e tyre? A kanë afatizime konkrete se kur do t’i realizojnë premtimet e tyre për projektet afatgjata dhe afatshkurtra për të cilat kanë nevojë qytetarët e Gostivarit?
Të gjitha këto, sonte në 20:30 në TVM 2 dhe TVM 2 sat.
