LIKOVA

Likova përkujton dëshmorët e kombit

24.06.2014 14:09

Në kompleksin e varrezave të dëshmorëve në fshatin Hotël dhe Mateç të Likovës, u shënua 13 vjetori i rënies së 4 dëshmorëve të kombit: Asip Emërllau “Komandant Rrufeja”, Gjylsere Saiti, Iljasa Mehmeti dhe Mevludin Mehmeti............

Në kompleksin e varrezave të dëshmorëve në fshatin Hotël dhe Mateç të Likovës, u shënua 13 vjetori i rënies së 4 dëshmorëve të kombit: Asip Emërllau “Komandant Rrufeja”, Gjylsere Saiti, Iljasa Mehmeti dhe Mevludin Mehmeti.

Në praninë e familjarëve të dëshmorëve të rënë, bashkëluftëtarëve dhe miqve të tjerë, mbi veprën heroike të katër dëshmorëve foli Berat Ajdari, kryetar i SHVL-UÇK-së, dega për Kumanovë dhe Likovë.

Më pas në nderim të të gjithë dëshmorëve të rënë gjatë konfliktit të vitit 2001, të pranishmit bënë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Hotël dhe Mateç, duke përkujtuar rënien e tyre heroike në altarin e lirisë.(Nexhat Aqifi, TVM2)