Maqedoni

Zgjedhjet lokale 2017, VMRO prezantoi vizionin për Gjevgjelinë dhe Vallandovën

10.10.2017 16:05

“VMRO–DPMNE është parti e qytetarëve të Maqedonisë dhe garanci për shtet të fuqishëm"...

“VMRO–DPMNE është parti e qytetarëve të Maqedonisë dhe garanci për shtet të fuqishëm. Politika e partisë del nga projekte dhe vendime. Ofrojmë erën e re, që përshin 150 mijë punësime në dekadën e ardhshme, rrugë të asfaltuara dhe të ndriçuara”,- tha mbrëmë para qytetarëve të Gjevgjelisë, Nikolla Gruevski.
 
Sipas tij, në pesë muajt e pushtetit të kaluar ka qenë ekonomia katastrofale, industria e dobët, ka pasur rritje të varfërisë, ndërsa qytetarët kanë humbur sigurinë. Paralajmëroi siguri më të mirë për qytetarët me kushte të rënda sociale në bazë të projektit që ka dalë nga takimet e tyre me qytetarët me kushte të rënda, për t’i liruar nga taksat e ujit dhe ato komunale. Gruevski premtoi se kjo masë do të miratohet në seancën e parë të këshillin komunal në nëntor 2017.
 
“Kjo është VMRO-DPMNE, gjithmonë me ide të reja për t’iu ardhur në ndihmë qytetarëve. Ne jemi zëri i pavarur i Maqedonisë dhe i të gjithë qytetarëve. Ne jemi Maqedonia. Sado që të vërtetojmë se duam fitoren e zgjedhjeve lokale, para së gjithash duam t’i përvetësojmë zemrat e qytetarëve, t’i prekim jetët e qytetarëve  dhe t’iu ndihmojmë. Ne nuk e kemi ndarë Maqedoni në veriore, perëndimore, lindore e jugore kur i kemi realizuar projektet tona”,- deklaroi kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski.
 
“Nuk do të lejoj në Gjevgjelia, bashkëqytetarët  e mi, të jetojnë me frikë”,- tha Ivan Frangov para simpatizantëve, i cili kërkoi mandatit e tretë në Gjevgjeli. Ai premtoi se do të punojë për zero papunësi në 200 projekte të parapara në program, rrugë, bulevarde dhe pishina për qytetarët në Gjevgjeli.
 
“Unë nuk dyshoj se shumica e qytetarëve të Gjevgjelisë do të bëjnë zgjedhjen e duhur dhe vota do të shkojë te njerëzit që i realizojnë premtimet e tyre dhe e duan vendin e tyre. LSDM dhe deputetët e tyre vazhdojnë me fjalë boshe dhe tregime përrallore. Premtimet e njëjta, përrallat e njëjta se të gjithë të papunët do ti punësojë në dogana, në polici dhe në ndërmarrjen komunale publike”,- tha kandidati për kryetar në Gjevgjeli nga VMRO-DPMNE, Ivan Frangov.
 
Përkrahje  për kandidatët e koalicionit të udhëhequr nga VMRO-DPMNE kërkuan edhe partnerët e koalicionit. “Ndjehem mirë kur punoj për të mirën e qytetarëve, për një jetë më të mirë”, tha kandidati për Vallandovën nga Koalicioni “Për Maqedoni më të mirë”, Nikollçe Çurlinovski. 
 
“Kandidohem sepse i respektoj fqinjët e mi, miqtë, bashkëqytetarët sepse e di se mundem bashkë me ju të përmbyll një periudhë të suksesshme në ripërtëritjen e Vallandovës. Sepse më bën të lumtur kur fëmijëve ua përmirësoj kushtet në shkolla, kur sportistët luajnë në salla dhe stadiume të reja, kur pensionistët mund të relaksohen në parqe të reja, kur hapen vende të reja pune, ndërtohen rrugë, trotuare dhe kur ju ndihmojmë qytetarëve”,- theksoi kandidati për kryetar në Vallandovë nga VMRO-DPMNE, Nikollçe Çurlinovski.
 
“Puna jonë është të kuptojmë se qytetarët janë në vend të duhur. Qëllimi është të rrisim kualitetin e jetës dhe standardin jetësor të tyre”,- premtoi kandidati i VMRO-DPMNE-së për kryetar në Vallandovë, Çurlinovski.
 
NERMIN MULAKI-FEJZULLAHU