Maqedoni

E Majta: Angazhim për mjedis të pastër në Manastir

10.10.2017 16:27

Partia E Majta, përmes kandidates për këshilltare në komunën e Manastirit, premton angazhim më të madh për një ambient më të pastër në këtë qytet dhe më gjerë...

Nga kjo parti thonë se fillimisht do të angazhohen për  hapësira të reja këmbësorësh, subvencione për biçikleta, si dhe kontrolle më të mëdha për parandalimin e prerjes  ilegale të drunjve.   
 
“Edhe në  Këshillin e komunës së Manastirit do të angazhohemi për  mjedis të pastër jetësor, sepse konsiderojmë se kjo është e një  rëndësie të madhe për një shoqëri. Kjo do të thotë që ne do të kërkojmë zona të reja me vizëbardha për këmbësorët në rajonin qendror të qytetit dhe gjithashtu do të kërkojmë subvencionime për biçikleta dhe gjithashtu si dhe alternativë të jetë marrja me qira e biçikletave. Do të kërkojmë që të ketë kontrolle më të mëdha lidhur me kujdesin e drunjve, kontroll ky i cili do të pamundëson prerjen ilegale të drunjve, respektivisht të parandalohet shkatërrimi i natyrës në gjithë territorin e Komunës së Manastirit dhe më gjerë dhe gjithashtu do të angazhohemi për gjithçka që do të thotë ambient i pastër jetësor”,- deklaroi Ivana Atanasovska nga E Majta.