Maqedoni
Makraduli: “Jugohromi” do të nis punën pas vendosjes së filtrave
10.10.2017 17:02
“Kombinati “Jugohrom” do të fillojë të punojë në faza vetëm pas plotësimit të obligimeve ligjore...

“Kombinati “Jugohrom” do të fillojë të punojë në faza vetëm pas plotësimit të obligimeve ligjore lidhur me standardet ekologjike”,- deklaroi zëvendësministri i Ekologjisë, Jani Makraduli.
Ai tha se ky kombinat u mbyll për shkak të presioneve nga qeveria e kaluar, por theksoi se për rifillim të punës duhet që të vendos filtra ekologjik.
“Vetëm pas plotësimit të standardeve ekologjike, pas vendosjes së filtrave ekologjik... Pra, qëndrojmë në atë angazhim jo vetëm për “Jugohromin”, por të gjitha kapacitetet, duhet t’i plotësojnë detyrimet e tyre në pajtim me ligjet e Republikës së Maqedonisë”,- deklaroi zëvendësministri i Ekologjisë, Jani Makraduli.
I pyetur në lidhje me grupin e punës të inspektorëve për ndotjen, Makraduli tha se ky grup është formuar për herë të parë nga ana e qeverisë dhe do ta informojë të njëjtën për aktivitetet e tyre.
ERSAN PAJAZITI
