Jahjaga: Jemi krenar për suksesin e Shqipërisë
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, nëpërmjet një letre ka uruar presidentin e Shqipërisë, Bujar Nishanin për marrjen e statusit të kandidatit për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.......

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, nëpërmjet një letre ka uruar presidentin e Shqipërisë, Bujar Nishanin për marrjen e statusit të kandidatit për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.
“Sapo i urova Presidentit Nishani në emër të qytetarëve të Kosovës për marrjen e statusit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Ky është një kurorëzim i përpjekjeve të popullit dhe institucioneve të Shqipërisë për t'i shtyer përpara reformat e domosdoshme për integrim evropian, synim i tërë rajonit. Jemi krenarë për suksesin e Shqipërisë dhe përkushtohemi rishtas që të avancojmë këtë moment dhe qëllim të përbashkët”, thuhet në letrën e presidentes Jahajga.
