Botë

Hakerë verikoreanë vodhën planin e Seulit për likuidim të Kim Xhong-un

10.10.2017 19:47

Hakerë nga Koreja e Veriut thuhet se kanë vjedhur një numër të madh të dokumenteve ushtarake nga Koreja e Jugut...

Hakerë nga Koreja e Veriut thuhet se kanë vjedhur një numër të madh të dokumenteve ushtarake nga Koreja e Jugut, përfshirë edhe planin për atentat të liderit verikorean, Kim Xhong-un, lajmëroi BBC.
 
Re Keol-he, anëtar i parlamentit të Koresë së Jugut deklaroi se informata vjen nga Minsitria e Mbrojtjes. Ai thotë se  janë vjedhur madje 235 gigabajtë dokumente ushtarake nga qendra informative, ndërkaq madje 80 për qind e tyre ende duhet të identifikohen. Sulmi ka ndodhur në shtator të vitit të kaluar.
 
Dokumentet komprometuese përmbajnë plane ushtarake, të prëbëra nga SHBA-ja dhe Koreja e Jugut. përveç tyre, ka edhe raporte, të cilat ishin parashtruar nga oficerë të lartë të aleatëve jugkoreanë.
 
Minsitria e Mbrojtjes në Seul tani për tani refuzoi t'i komentojë thëniet e tilla.
 
Hakerët, thuhet se, u janë qasur planeve të njësive speciale, si dhe të dhënave për lokacione të rëndësishme energjetike dhe ushtarake.
 
Në maj të këtij viti, Koreja e Jugut kumtoi se ka qenë cak i sulmeve kibernetike, por nuk kumtoi më shumë hollësi./mia