Parashikimi i motit për sot

11.10.2017 10:18

Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe me vranësira mesatare....

Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe me vranësira mesatare.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus një deri në 7 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 17 deri në 24 gradë Celsius.

Në Shkup moti do të jetë me diell me vranësira të vogla. Temperatura e mëngjesit do të jetë 3 ndërsa ajo e ditës do të arrijë 22 gradë Celsius.

Vijon periudhë e motit stabil dhe të thatë me mëngjese të ftohta, ndërsa gjatë ditës do të jetë me diell dhe më i ngrohtë.