SHOU BIZ

Dafina Zeqiri nuk ka “facebook”

24.06.2014 14:22

Ajo në faqen e saj zyrtare në rrjetin social ‘Twitter’, ka bërë të ditur se nuk ka faqe të saj në “facebook”, ndërsa ka treguar se është një e cila menaxhohet nga fansat e saj.....

Këngëtarja seksi, Dafina Zeqiri, vazhdon të jetë njëra ndër këngëtaret më të kërkuara në trevat shqiptare.

Shumë prej emrave të skenës sonë janë ankuar se po ballafaqohen me faqe të rrejshme nëpër rrjete sociale. E në mesin e tyre është edhe këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri e cila si duket nuk po mund të rri më duarkryq karshi këtij keq përdorimi.

Ajo në faqen e saj zyrtare në rrjetin social ‘Twitter’, ka bërë të ditur se nuk ka faqe të saj në “facebook”, ndërsa ka treguar se është një e cila menaxhohet nga fansat e saj.

“Sa për Info, Nuk kom faqe zyrtare në Facebook! Kushdo që e keqpërdor emrin tim në facebook si " Dafina Zeqiri " dhe jo "Fans" është Fake”, ka shkruar Dafina.

Ndryshe këto ditë pritet që në skenë të dalë klipi nga kënga që e ka në bashkëpunim me rep artistin e njohur Ledri Vulën. Bashkëpunim ky i cili ka bërë bujë të madhe si në media ashtu edhe tek fansat e dy artistëve.