Presidenti i Shqipërisë vizitë zyrtare në Kosovë
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta do të qëndrojë në vizitë shtetërore dyditore në Republikën e Kosovës.....

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta do të qëndrojë në vizitë shtetërore dyditore në Republikën e Kosovës me ftesë të homologut, Hashim Thaçi.
Sipas zyrës së presidentit, Meta do të zhvillojë takim kokë më kokë me Presidentin Thaci, më pas do të kryesojë bisedimet dypalëshe mes delegacioneve respektive zyrtare, ndërsa do të takohet edhe me Kryeministrin Ramush Hajradinaj, me Kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli dhe Zëvendëskryeministrin e Parë dhe Ministrin e Jashtëm Behxhet Pacolli.
Vizita e parë shtetërore e Presidentit të Republikës së Shqipërisë në Kosovë përmban edhe takime me krerët e partive parlamentare si dhe homazhe te Varri i Presidentit Ibrahim Rugova dhe në Kompleksin e Memorialit “Adem Jashari” në Prekaz-Skënderaj.
