Komunikacioni zhvillohet nëpër rrugë të thata dhe pa ndalesa
11.10.2017 11:33
Komunikacioni nëpër rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë të thata....

Komunikacioni nëpër rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë të thata, pa ndalesa, njofton LAMM.
Tërësisht është normalizuar edhe komunikacioni në rrugën magjistrale A3 Dellçevë-Makedonska Kamenicë në v.q. "Leshtaro" në f. Dramçe, i cili mbrëmë ishte në ndërprerje për shkak të aksidentit të trafikut.
Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve të qytetit është i matur. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
