Zjarret në Kaliforni, shkon në 15 numri i viktimave
Rreth 150 persona konsiderohen të humbur...

Rreth 150 persona konsiderohen të humbur, të paktën 15 kanë humbur jetën dhe më shumë se 1.500 shtëpi janë shkatërruar si pasojë e zjarreve që kanë përfshirë veriun e Kalifornisë.
Autoritetet paralajmërojnë se bilanci i viktimave mund të rritet, teksa raportohen dëme të mëdha materiale. Presidenti Donald Trump ka miratuar shpalljen e katastrofës për shtetin.
Një nga qytetet më të prekura është Santa Rosa në veri të San Fransiskos, ku distrikte të tëra janë rrafshuar.
Zjarret janë ndër më vdekjeprurësit në historinë e Kalifornisë, teksa zyrtarë të shërbimeve zjarrfikëse deklarojnë se në 24 orët e fundit, mëse 17 vatra zjarri kanë djegur rreth 26.000 hektarë tokë.
Teksa autoritetet po punojnë për të gjurmuar personat e konsideruar të humbur, ekzistojnë shqetësime se bilanci i viktimave mund të rritet.
Guvernatori i Kalifornisë Jerry Broën deklaroi gjendjen e emergjencës në 7 qarqe të shtetit, ndërkohë që edhe presidenti Donald Trump ka miratuar shpalljen e katastrofës, duke i hapur rrugë shpërndarjes së ndihmave federale të emergjencës.
