Maqedoni

Zgjedhjet lokale 2017, VMRO - DPMNE prezantoi vizionin për komunat e Shkupit

11.10.2017 14:52

“Kanë mbetur edhe pak ditë nga momenti kur qytetarët do të vendosin se në cilën rrugë do ta çojnë Maqedoninë...

“Kanë mbetur edhe pak ditë nga momenti kur qytetarët do të vendosin se në cilën rrugë do ta çojnë Maqedoninë. Po i afrohemi 15 tetorit, ndërsa ju  e keni fjalën e fundit dhe ju do të vendosni për ardhmërinë e përbashkët të qyteteve tona dhe për ardhmërinë e shtetit tonë”,- porositi lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, në tubimin e mbrëmshëm të Koalicionit “Për Maqedoni më të mirë” në Komunën e Gazi Babës.
 
“Ne mendojmë 10 vite më parë. Kemi ëndrra, kemi vizion, kemi guxim, dashuri dhe besim. E kemi epokën e re. Ky është dallimi i ynë kryesor dhe cilësia ndaj të tjerëve. Ne e ofrojmë epokën e re, ku nuk do të ketë rrugë të paasfaltuar dhe pandriçuar. Epokë e re e papunësisë për dyfish të ulur te të rinjtë dhe mundësi më të mëdha për fitimin e shtëpisë. Ne forcën e marrim nga qytetarët, prandaj do të sigurojmë 2,5 herë të ardhura më të mëdha për banor, por edhe 2,5 herë më shumë para për shtetin për projekte kapitale, rrugë të reja, ujësjellës, spitale, kanalizime, shkolla, rrugë, dhe parqe”,- deklaroi kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski.
 
Kandidati për kryetar të komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski, tha se më 15 tetor qytetarët shumë lehtë do të mund të bëjnë krahasimin mes VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së, pasi që janë të vetëdijshëm se kush ka ndërtuar, kush ka realizuar dhe kush ka dhënë premtime boshe. .
 
“Katër vitet e kaluara së bashku me ju realizuam më shumë projekte në çdo vendbanim dhe në çdo lagje se sa që paraprakisht u realizuan në 17 vitet e kaluara. Fatkeqësisht kundërkandidatët tanë, jo për katër vitet e kaluara, por as në 17 vitet e kaluara, në komunën e Gazi Babës nuk kanë realizuar asnjë projekt. Thonë nuk kanë qenë në pushtet, e ku janë në këto katër muaj? Kanë pushtet dhe para, e nuk kanë realizuar as një projekt, ata me rebalancin e buxhetit, shkurtojnë mjetet financiare për çerdhe të re në Stajkovc, për shkollë të re në Hasanbeg, për sanim dhe rikonstruim të çerdheve dhe shkollave, ndërsa muajt e fundit na shkurtuan bllok-dotacionet për shkollat”,- tha kandidati për kryetar në Gazi Babë nga VMRO-DPMNE, Toni Trajkovski.
 
Kandidati për kryetar komune në komunën e Shuto Orizares, Elvis Bajram, tha se më 15 tetor LSDM-ja do të ndëshkohet nga qytetarët. Para qytetarëve ai foli për pasojat që kishte nga përleshja fizike para disa ditëve.
 
Duke u referuar pasojave pas sulmit ndaj tij, Baram tha se jeta të cilën e premton LSDM-ja për  Maqedoninë ende nuk ka ardhur.
 
“Të gjithë më 15 tetor do të dënojmë dhe do të dalim të votojmë  në raundin e parë që të mos ketë raund të dytë në Shuto Orizare. Më besoni se gjendja ime shëndetësore nuk është aspak e mirë, por kam ardhur që t’ju lus që të mbani llogari për atë se çfarë do të ndodhë nëse të tjerët  vijnë në pushtet. Atëherë fëmijët tuaj, familjet tuaja do të kenë frikë dhe do të rrihen njëjtë si më rrahën mua. Prandaj ju ftoj  që me  15 tetor të voton për numrin 18 dhe për mua,  dhe gjithashtu ju ftoj të votoni për kryetarin e komunës së Shkupit, Koce Trajanovski”,- theksoi kandidati për kryetar të Shuto Orizare nga VMRO-DPMNE, Elvis Bajram.
 
Lideri i VMRO-DPMNE-së iu drejtua edhe votuesve të LSDM-së dhe kërkoi nga ata që t’i bashkëngjiten partisë së tij, pasi, sipas tij, liderit të socialdemokratëve nuk i intereson aspak për papunësinë, zhvillimin ekonomik, mirëqenien e qytetarëve dhe  atdheun.
 
“Zgjedhjet lokale janë mundësia kur qytetarët do të mund t’i mbajnë leksion Zoran Zaevit”,- tha lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski. 
 
SANIJE DURAKU