Maqedoni

Zgjedhjet lokale 2017, LSDM prezantoi vizionin për Strumicën dhe Radovishin

11.10.2017 17:11

Lidhja social-demokrate e Maqedonisë paraqiti vizonin për Strumicën dhe Radovishin...

Në tubimet para banorëve të komunave përkatëse, kreu i kësaj partie, Zoran Zaev, prezantoi kandidatët për kryetar komunash dhe listat për këshilltarë në këshillat komunal.
 
Ai ftoi elektoratin që të dalin në masë dhe të votojnë për kandidatët e kësaj partie, siç tha, për të përmbyll ndryshimet. Zaevi premtoi se qeveria e tij do të mbështesë komunat dhe do t’ua kompensojë dëmin që, sipas tij, u ka bërë pushteti i kaluar.   
 
“Qeveria që drejtoj do ta ndihmojë pushtetin lokal dhe do të dëgjojë nevojat e qytetarëve. Do t’i afrojmë pushtetin qendror dhe atë lokal deri te të gjithë ju. Duam përmes decentralizimit efektiv të aftësojmë komunat. T’u japim të gjitha asetet që të mund të punojnë në interes të qytetarëve. Mbaroi koha kur komuna Strumicë ishte harruar dhe keqtrajtuar nga regjimi i ish pushtetit. Për Strumicën vjen kohë e re. Kohë për mbështetje serioze dhe ndihmë nga pushteti qendror. Gëzohu Strumicë sepse iku njerka e keqe. Sërish ke nënë e cila do të ndihmojë, do të ruaj dhe do të kujdeset. Ajo nënë do të ta kompensojë gjithë atë që, me pa të drejtë, t’u morr gjatë gjithë këtyre viteve”,- deklaroi kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev.
 
Kandidati për të parin e Strumicës, Kosta Janevski, premtoi se do të punojë me përkushtim për të ndërtuar Strumicën europiane.
 
“Përgjegjësia ime dhe e juaj është që Strumica të mbetet gjithmonë vendi më i dëshiruar për të jetuar”, - theksoi Janevski. 
 
“Strumica do të fitojë urën e saj urbane që do të lidh të shkuarën dhe të ardhmen, urën që do të lidh Strumicën e vjetër dhe atë të re. me miratimin e planit të detajuar urbanistik do të zgjidhim problemin me lagjen Isofillari, me infrastrukturë të re rrugore, ujësjellës, kanalizime dhe ndriçim publik. Me projektin rrugë e re transitore rreth Strumicës do të reduktojmë trafikun në tre hyrjet e qytetit, do të ndërtojmë zgjidhe të re bulevardi që do të lidh qendrën e qytetit pranë kanalit të Shën Ilisë me hapësirën e re të kasarnës Isofillar drejt vendbanimit Dobrejci. Do të stimulojmë rritjen e hapësirave të gjelbra dhe do të ulim ndotjen përmes projektit mure dhe çati të gjelbra për ajër të pastër. Do të subvencionojmë shpenzimet për ndërtimin e fasadave për efikasitet energjetik të ndërtesave kolektive, me fonde komunale”,- tha kandidati për kryetar komune në Strumicë nga LSDM, Kosta Janevski.
 
Zhvillim ekonomik dhe infrastrukturor të qytetit dhe të gjithë vendbanimeve të tjera premtoi kandidati i LSDM-së për komunën e Radovishit. Ai akuzoi rivalët politik për ngecjen e Radovishit në 15 vitet e fundit. 
 
“Komuna do të jetë servis për të gjithë dhe të gjithë qytetarët do të marrin pjesë në debat për çdo vendim. Në komunën tonë do të fusim energji të re për zhvillim të ri dhe prioritet do t’i drejtojmë drejt një program për zhvillim ekonomik dhe infrastrukturor të qytetit dhe të gjithë vendbanimeve. Do të mundësojmë rrjet të zhvilluar të arsimit dhe institucioneve arsimore në vendet e pazhvilluara. Do të ndërtojmë çerdhe sipas nevojave për zhvillim të fëmijëve përfshi edhe fëmijët me nevoja të posaçme”,- theksoi kandidati për kryetar komune në Radovish nga LSDM, Gerasim Konzullov.
 
Konzulovi premtoi se si kandidat për kryetar të Komunës Radovish do të angazhohet për pjesëmarrje aktive të qytetarëve në ndërtimin e politikave në nivel lokal.
 
“Veç kësaj, komuna do të japë llogari dhe do të jetë transparente para qytetarëve”,- theksoi ai. 
 
SHPËTIM NUREDINI