BOTËRORI "BRAZIL 2014"
Itali - Uruguai, përbërjet e mundshme (FOTO)
24.06.2014 14:49
Italia dhe Uruguaji do të ndeshen sot në ora 18:00 në një ndeshje për jetë a vdekje, ku do të mësohet edhe emri i kombëtares tjetër të madhe që do të ndjekë Spanjën dhe Anglinë..........

Italia dhe Uruguaji do të ndeshen sot në ora 18:00 në një ndeshje për jetë a vdekje, ku do të mësohet edhe emri i kombëtares tjetër të madhe që do të ndjekë Spanjën dhe Anglinë.
Axurrëve u nevojitet edhe një barazim për të kaluar në fazën e 1/8, megjithatë Cesare Prandelli siguron se formacioni I tij synon vetëm fitoren.
Italia ndryshon edhe modulë loje ku pritet të luajë me skemën 3-5-2 me Balotellin dhe Immobilen në sulm dhe rikthimin në formacion të De Sciglio dhe Bonucci.

