Komisioni për parandalimin e torturës i KE-së: Kushte të këqija në burgjet e Maqedonisë
Komisioni për parandalimin e torturës, sjelljes jonjerëzore....

Komisioni për parandalimin e torturës, sjelljes jonjerëzore apo nënçmuese, ose denoncime pranë Këshillit të Europës në raportin e publikuar sot në Strasburg ka shprehur kritika për mënyrën se si trajtohen të burgosurit dhe për kushtet në burgun e Idrizovës, ku janë të vendosur 60% e të burgosurve në Maqedoni.
Në raportin e përpiluar pas vizitës në Maqedoni në dhjetor të vitit 2016, thuhet se kushtet në burgun e Idrizovës mund të llogariten johumane.
Pa ashtu në raport theksohet se që nga viti 2006 disa herë janë theksuar problemet fondamentale strukturore, siç janë mungesa e politikave për udhëheqjen e institucioneve komplekse, procedura joadekuate për paraqitje dhe sistem për ndjekje, si dhe mungesa e menaxhimit me personelin dhe mundësitë e personelit të burgut t’i kryej obligimet.
Po ashtu në raport theksohet se është vënë re edhe niveli i lartë i pranisë së korrupsionit në sistemin e burgjeve. Komisioni për parandalimin e torturës pranë KE-së ka konstatuar se në Idrizovë për çfarëdo aspekti të burgut mund të paguhet, si për vendosje në qeli adekuate, apo leje për dalje nga burgu, qasje te barërat, telefona mobil apo përdorim të drogës. Por, po ashtu theksohet edhe problemi me maltretimin e të burgosurve, dhunë mes të burgosurve, apo mungesë të aktiviteteve për të burgosurit.
