Zgjedhjet lokale 2017, në 20:30 debati për Tetovën në TVM 2
TVM 2 përball sonte në 20:30 kandidatët që garojnë për komunën e Tetovës....

TVM 2 përball sonte në 20:30 kandidatët që garojnë për komunën e Tetovës në emisionin debativ kushtuar zgjedhjeve lokale.
Sa i njohin ata problemet e vërteta të banorëve të komunës për të cilën garojnë, cilat janë ofertat e tyre, a kanë afatizime konkrete se kur do t’i realizojnë premtimet e tyre për projektet afatgjata dhe afatshkurtra për të cilat kanë nevojë banorët e Tetovën? Të gjitha këto, sonte në 20:30 në TVM 2 dhe TVM 2 Sat.
Debati për Tetovën përmbyll edhe ciklin prej 10 emisionesh kushtuar përballjes së kandidatëve për këto zgjedhje lokale, ndërsa nesër mbrëma në 20:30 me analistë në “Argument” do të analizojmë tre javët e fushatës dhe sa kanë arritur të bindin kandidatët vvotuesit me ofertat e tyre.
