OER: Në Maqedoni dënime tejet të larta për shpifje
Gjykatësit dhe avokatët e vendit do të trajnohen nga ekspert francez, për rastet që kanë të bëjnë më liritë individuale, liritë qytetare dhe për lëndët që kanë të bëjnë me shpifje..........

Gjykatësit dhe avokatët e vendit do të trajnohen nga ekspert francez, për rastet që kanë të bëjnë më liritë individuale, liritë qytetare dhe për lëndët që kanë të bëjnë me shpifje.
Sipas ambasadores franceze, Lorens Oer, kompensimet për shpifje në Maqedoni janë tepër të larta në krahasim me përvojën franceze. Kompensimet në Francë, që shqiptohen për shpifje, zakonisht përmbajnë shumën prej 1 euro, ose praktika më e shpeshtë është të publikohet shpallje publike në ndonjë gazetë, ku citohet gjykimi i mediumit në fjalë për shpifjen.
“Dua të theksoj se edhe në Francë ka raste kur ndonjë medium është gjykuar sidomos nëse ka publikuar informatë të pasaktë dhe ka dëmtuar jetën private të ndonjë personaliteti. Megjithatë, shumat të cilat i paguan mediumi janë simbolike, ose në të shumtën e rasteve Gjykata vendos që fare të mos ketë dënim në të holla, por të publikohet shpallje publike në ndonjë gazetë në të cilën citohet gjykimi i mediumit në fjalë për shpifje”, deklaroi ambasadorja franceze në Maqedoni, Lorens Oer.
Trajnimi do të udhëhiqet nga dy gjykatësit francez, Anabel Filip, zëvendësprokurore në Gjykatën Themelore në Paris dhe udhëheqëse në sektorin për shtyp dhe mbrojtjen e lirisë së shprehjes së mediave në Prokurorinë Publike dhe Mark Baji, zëvendëskryetar në Gjykatën Themelore në Paris, gjykatës koordinator në Odën e Shtypit. (Zejxhane Osmani, TVM2)
