Maqedoni

Zgjedhjet lokale 2017, Aleanca për Shqiptarët prezantoi vizionin për komunën e Dibrës

12.10.2017 15:26

Aleanca për Shqiptarët ka mbajtur mbrëmë tubimin qendror në Dibër...

Lideri i kësaj partie, Ziadin Sela, sërish ka vënë theksin mbi çështjet e interesit të përgjithshëm, si: dështimi i procesit të decentralizimit, montimin e rasteve gjyqësore dhe rasteve politike, duke shtuar se shqiptarët nuk mund t’i besojnë më atyre që i kanë shkaktuar këto sërë problematikash dhe sot deklarohen si zgjedhës së të njëjtave. Sela ka theksuar edhe problemet e komunës së Dibrës. 
 
“Ju nuk mund t’u besoni më njerëzve që dje e devijuan Radikën dhe sot krenohen se  gjoja e paskan  ndaluar atë proces, e ndaluat ju të dashur dibran dhe patjetër qe ju do ti ndaloni të gjitha projektet qëllim këqija që nuk ia duan të mirën Dibrës. Dhe natyrisht se dibranët kësaj radhe  do të zgjedhin dijen dhe guximin por do të zgjedhin edhe edukatën dhe civilizimin duke votuar Aleancën për Shqiptarët duke votuar doktor Arbenin për kryetar të komunës së Dibrës”,- tha kryetari i Partisë Aleanca për Shqiptarët, Ziadin Sela.
 
Kandidati për komunën e Dibrës nga radhët e Aleancës për Shqiptarët premtoi zgjidhjen e problemeve më të rëndësishme për banorët e Dibrës, duke vlerësuar largpërçuesin e rrymës në afërsi të banorëve si rrezikun më potencial për shëndetin e tyre, ka premtuar dislokimin e të njëjtit, klorizimin e ujit nga ku furnizohen banorët, premtoi se tenderi i liqenit të Dibrës do t’i takojë shoqatës së peshkatarëve “Trofta” nga Dibra dhe më shumë mundësi punësimi për dibranët, duke u dhënë atyre përparësi në projektet e komunës.  
 
“E para punë duhet të kemi ujë more burra, vjen vera ne nuk lahemi dot se nuk ka ujë. Të flasim sot në këtë ditë për mungesë uji kur të tjerët jetojnë në mars, vërtet është qesharake, por ja këtu jemi ne dhe s’kemi çka i bëjmë, çfarë do të bëj tjetër unë, me siguri që do ta heq atë deponinë kur shkojmë për Peshkopi, që na i nxjerr sytë të gjithëve, ajo njëherë e përgjithmonë duhet të mbyllet dhe të rregullohet, ashtu nuk mundet”,- tha kandidati për komunën e Dibrës nga Aleanca për Shqiptarët, Arben Agolli.
 
Nga Aleanca për Shqiptarët shtojnë se më 15 tetor Dibrës do t’i kthehet imazhi dhe dinjiteti i humbur.
 
ARLINDA BAFTIU