Maqedoni

Anti-korrupsioni pranon tre ankesa, shqyrton dhe tre të tjera

12.10.2017 15:49

Komisioni për Parandalimin e Korrupsionit ka pranuar ankesat e tre të punësuarve në administratën shtetërore...

Shkarkimet dhe masat disiplinore ndaj Goran Simjanovskit, Sllobodanka Aleksovskit dhe Kiril Ançevskit janë zhvilluar në periudhën e procesit zgjedhor, konkluduan në mbledhjen e hapur anëtarët e komisionit.
 
“Vendimet të cilat merren këtu sipas Kodit Zgjedhor, më tej procedohen deri te ata të cilët i kanë bërë shkeljet e Kodit Zgjedhor,  me qëllim që t’i shfuqizojnë ato vendime që i kanë marrë gjatë procesit zgjedhor. Në qoftë se nuk ndodh kështu, më tej ka procedurë tjetër”,- deklaroi kryetari i Komisionit për Parandalimin e Korrupsionit, Igor Tanturovski.
 
Anti-korrupsioni, ndërkohë, hodhi poshtë parashtresën e ndërmarrjes IR-Grup-DOOEL nga Tetova kundër komunës së Bërvenicës për shpallje të thirrjes për furnizime publike.
 
Në mbledhjen e hapur janë pranuar në shqyrtim edhe tri parashtresa të tjera për keqpërdorim të financave gjatë fushatës zgjedhore.
 
NAIM RAMADANI