Maqedoni

Zgjedhjet lokale 2017, KShZ nisi shpërndarjen e materialit zgjedhor

12.10.2017 17:03

Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka filluar me distribuimin e materialit të besueshëm zgjedhor në Komisionet Komunale Zgjedhore...

Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka filluar me distribuimin e materialit të besueshëm zgjedhor në Komisionet Komunale Zgjedhore për zgjedhjet lokale të 15 tetorit.
 
Sipas afateve zgjedhore, KShZ materialin zgjedhor e dorëzon në Komisionet Komunale Zgjedhore më së voni 72 orë para mbajtjes së zgjedhjeve, ndërsa KKZ-të janë të detyruara detyruara që një ditë para zgjedhjeve materialin ta dorëzojnë tek bordet zgjedhore.
 
“Më duhet të theksoj se gjithçka ka shkuar siç duhet dhe e kemi shpërndarë materialin në të gjitha komisionet zgjedhore komunale. Gjithçka ka shkuar sipas planit të paraparë që nga shtypja e materialit votues e deri te shpërndarja e tij”,- deklaroi Rexhep Prekopuca nga KShZ.
 
Zgjedhjet e gjashta lokale në Maqedoni do të mbahen në 3480 vende zgjedhore në 80 komuna.
 
Fushata për rrethin e parë përfundon mesnatën e së premtes. KShZ fton të gjithë votuesit, në veçanti të rinjtë, që të dalin në votime. Rrethi i dytë i zgjedhjeve është paraparë dy javë më vonë, më 29 tetor.
 
SEVDIJE METAJ-ZIBERI