Maqedoni

Zgjedhjet lokale 2017, Arifi: i sollëm ujë Tetovës, kemi projekte të reja

12.10.2017 17:39

Kandidatja e BDI-së për kryetare të komunës së Tetovës, Teuta Arifi, në pres konferencën e sotme përkujtoi zgjidhjen e problemit kryesor për Tetovën...

Kandidatja e BDI-së për kryetare të komunës së Tetovës, Teuta Arifi, në pres konferencën e sotme përkujtoi zgjidhjen e problemit kryesor për Tetovën, atë të ujit për pije dhe premtoi projekte të reja për mandatin e ardhshëm 4-vjeçar.
 
“Pavarësisht goditjeve të ulëta të oponentëve politik për ta minimizuar vlerën e punës për projektin e realizuar, e vërteta është që Tetova me dekada vuante nga mungesa e ujit ndërsa sot ka ujë në Tetovë. Sistemi i gazifikimit në Komunën e Tetovës është një ndër prioritetet kryesore të parapara në strategjinë për zhvillim ekonomik lokal të komunës së Tetovës 2017-2021. Gjatë viteve të kaluara kemi punuar në përmirësimin e cilësisë së arsimit dhe infrastrukturës arsimore në të gjitha shkollat e Tetovës”,- deklaroi kandidatja për kryetare të Tetovës nga BDI, Teuta Arifi.