Maqedoni

Përgjimet, Boshnjakovski: askush më nuk guxon të keqpërdorë sistemin

12.10.2017 18:11

Reformat në sistemin e sigurisë do të jenë pjesë e një debati publik pas një muaji...

Bashkë me Ligjin e drejtorisë për siguri dhe kundërzbulim, Qeveria po punon edhe për Ligjin për ndjekje të komunikimeve elektronike, për të gjetur një zgjidhje sistemore që do të garantonte se asnjë qeveri në të ardhmen nuk do të keqpërdorë sistemin.
 
“Qeveria për momentin po punon në mënyrë intensive dhe është në fazën finale të reformave në DSK dhe Ligjin për ndjekje të komunikimeve elektronike. Me planin 3-6-9, që para dy muajve e gjysmë paralajmëruam që këto reforma janë rrënjësore në mënyrë që asnjëherë më në Maqedoni të mos përsëritet ajo që ndodhi. Mendimi që nga mbledhja e fundit e qeverisë iu drejtua Gjykatës Kushtetuese është në drejtimin që të mos bëhet punë e dyfishtë pra të mos kemi zgjidhje parciale derisa të mos e kemi zgjidhjen sistemore specifike që do të dalë pikërisht nga këto reforma”,- deklaroi zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski.