Maqedoni
Rritja e pagës në çerdhet e fëmijëve, Carovska: ndryshimi total është 2.040 denarë
12.10.2017 20:05
2 mijë e 40 denarë është efekti i përgjithshëm nga rritja e rrogës minimale dhe rritjes për 2% për të punësuarit në çerdhe...

Kjo është përllogaritja që bëri sot konkretisht ministrja për Punë dhe Politikë Sociale, Milla Carovska.
Sipas saj, paga minimale në të ardhmen nuk do të mund të anashkalohet nga punëdhënësit dhe nuk do të kalojnë paga më të ulëta nga 12 mijë denarë, pasi kjo është e paraparë me ligj dhe e rregulluar përmes Drejtorisë për të Ardhura Publike.
“Paga bazë bruto para rritjes për 2% në muajin shtator për vende të caktuara të punës arrinte shumën prej 15.090 denarë. Me rritjen prej 2% të pagës se njëjtë bruto, punëtorët marrin 15.392 denarë, ndërsa me rritjen e pagës minimale për pagën e njëjtë bruto, marrin 17.130 denarë, që do të thotë varësisht prej vendit të punës efekti për rritjen prej 2% si dhe rritja e pagës minimale për të punësuarit nëpër çerdhe do të arrijë në 2.040 denarë”,- deklaroi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska.
