Botë

“Ofelia” shndërrohet në uragan, QKU e jep alarmin: po i drejtohet Europës

12.10.2017 20:36

Nga stuhia tropikale, “Ofelia” është shndërruar në uragan të kategorisë së parë dhe po i drejtohet Europës...

Qendra Kombëtare e Uraganëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vlerëson se stuhia e radhës e këtij sezoni në Atlantik ndodhet rreth 1 200 km në jugperëndim të Azoreve dhe po lëviz drejt Kontinentit të Vjetër me erërat e saj që mbërrijnë shpejtësinë 135 km/h. 
 
“Ofelia” do ta godasë shtetin-ishull në 30-vjetorin e stuhisë së madhe të vitit 1987, nëse modelet kompjuterike rezultojnë të sakta.
 
Në Britanisë pritet të godasë  mbrëmjen e 15 tetorit e pas kësaj trajektorja e lëvizjes parashikohet të jetë në verilindje të Europës.
 
Ai është uragani i dhjetë i këtij viti e pason stuhi të një force shkatërrimtare si “Harvey”, “Irma”, “Maria” dhe “Nate”, të cilët i zhytën në kaos Ishujt Karaibe e disa shtete amerikane.
 
BESIM ABDULLAI