Uragani “Ofelia” rrezikon Evropën

13.10.2017 10:00

Uragani Ofelia, i cili paradokohe u formua mbi Atlantik...

Uragani Ofelia, i cili paradokohe u formua mbi Atlantik, ndërsa dje u shndërrua në uragan të kategorisë së parë, mund të godasë pjesë të Evropës.

Televizioni i specializuar amerikan për parashikim të motit njoftoi se Ofelia do të mund që në këtë fundjavë të arrijë deri te Ishujt portugez Azorë, ndërsa pastaj, sipas parashikimeve aktuale, do të duhet të arrijë deri në Irlandë. Ofelia tashmë është stuhia e dhjetë këtë sezon në Atlantik, që ka marrë emër, që nuk ka ndodhur që nga viti 1893".

Qendra Nacionale amerikane për Uragane parashikon se Ofelia deri të hënën, duke udhëtuar ngadalë drejt verilindjes, së bashku me Gadishullin Pirinei do të bëhet cikloni post-tropikal, por megjithatë mund të zhvillojë erëra uragane.

Vatra e stuhisë do të duhet të mbetet larg nga toka, por skajet e saj, pikërisht kur do të kalojë në stuhi tropikale në ciklon post-tropikal, do të sjellin erë të fuqishme dhe reshje përmbytëse në bregun perëndimor të Spanjës dhe Portugalisë.