Ambasada e SHBA-ve, paraqitni parregullsitë eventuale zgjedhore
Ambasada e SHBA-ve në Shkup inkurajon qytetarët...

Ambasada e SHBA-ve në Shkup inkurajon qytetarët, shoqërinë civile dhe mediat që të kontribuojnë për proces zgjedhor kredibil më 15 tetor, duke i paraqitur të gjitha informacionet për parregullësi eventuale.
“I inkurajojmë të gjithë qytetarët që të shfrytëzojnë të drejtën e votës , ti shprehin qëndrimet e tyre për problemet, ta reformojnë përcaktimin e tyre drejt vlerave demokratike dhe sundimit të së drejtës. Inkurajojmë të gjithë qytetarët shoqërinë civile dhe mediat ti publikojnë të gjitha informacionet të lidhura me parregullësitë eventuale gjatë procesit zgjedhor nga ana e organeve kompetente të shtetit. Autoritetet e pushtetit lokal dhe atij qendror duhet ti hulumtojnë të gjitha dyshimet për keqpërdorime dhe të marrin masa të nevojshme. Në fund partitë, institucionet qeveritare, dhe qytetarët përmes akcioneve të tyre të përcaktojnë për kredibilitetin e zgjedhjeve. Ambasada e SHBA-ve në mënyrë aktive do merr pjesë në vëzhgimin e proceit zgjedhor së bashku me të gjithë vëzhguesit e tjerë qofshin ato ndërkombëtar apo lokal”, thuhet në komunikatën e ambasadës së SHBA-ve.
