Paragjykimet për Izraelin, SHBA vendosi të tërhiqet nga UNESCO
13.10.2017 11:20
Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të tërhiqen nga organizata kulturore e OKB-së, UNESCO....

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të tërhiqen nga organizata kulturore e OKB-së, UNESCO, me arsyen e “paragjykimit të vazhdueshëm kundër Izraelit nga ana e organizatës.
UNESCO ka shprehur në vijimësi shqetësimin për ndërhyrjet e Izraelit në Jerusalem, qyteti historik i tri feve hyjnore. Departamenti i Shtetit njoftoi synimin për t’u tërhequr nga organizata kulturore, shkencore dhe arsimore e OKB-së dhe të bëhet vëzhgues i përhershëm.
