Zgjedhjet lokale 2017, KASh - Uniteti prezantoi vizionin për Dibrën
13.10.2017 13:49
Koalicioni Aleanca për Shqiptarët prezantoi mbrëmë vizionin për Dibrën...

Kandidati i UNITETIT, Shkëlqim Xhafa prezantoi projektet për komunën, ndërsa kreu i UNITETIT, Ostreni, sqaroi arsyet e shkëputjes nga koalicioni me partinë e Selës.
“Pasi i dorëzuam listat e përbashkëta, LR-PDSh na përjashtoi të gjithëve duke e rikthyer programin politik me të cilin parashihet ndarje e brendshme e Maqedonisë, për të ndërtuar parlament dydhomësh. Ndarjet dhe përçarjet janë të tejkaluara dhe ata mbjellin përplasjen dhe gjakderdhjen mes popujve”,- deklaroi GËZIM OSTRENI nga Koalicioni AShP (RDK –UNITETI).
“Ndërtimi i të gjitha rrugëve në qytet me standarde bashkëkohore, shndërrimi i tregut të vjetër të qytetit në treg ditor, mirëqenie sociale dhe rregullim të sistemit të deponisë. Dibra në vitin e parë të mandatit tim do të ketë 24 orë ujë të pijshëm. Do ta bëjmë depolitizimin e administratës komunale. Do të përkrahim bizneset e vogla dhe të mesme. Për bujqit do të tërhiqen fonde dhe grande të ndryshme. Do të angazhohemi që gjatë mandatit tonë e gjithë fusha e Dibrës të bëhet me ujë për vaditje”,- tha kandidati i Koalicionit AShP(RDK-UNITETI), Shkëlqim Xhafa.
