Zgjedhjet lokale 2017, BDI: 15 tetori, ditë feste për demokracinë
Shtabi Qendror Zgjedhor i BDI-së vlerëson se, me përjashtime të vogla.....

Shtabi Qendror Zgjedhor i BDI-së vlerëson se, me përjashtime të vogla, kjo ishte një nga fushatat zgjedhore më avancuese, më afirmative dhe më demokratike të zhvilluara deri më tani. Falënderojnë aktivistët që ndihmuan kandidatët për kryetarë të shpërndajnë vizionin e BDI-së, qytetarët dhe mediat.
“Në plotësimin e programit të kandidatëve tanë morën pjesë drejtpërdrejt shumë qytetarë, të cilët gjatë takimeve të përditshme me kandidatët tanë për kryetarë komunash dhe këshilltarë komunal, dhanë shumë ide dhe alternativa te reja interesante për zgjidhjen e shumë problemeve lokale. Urojmë që kjo atmosferë e qetë dhe demokratike të mbizotërojë edhe ditën e diel, më 15 tetor, kur presim një ditë feste për gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë, të cilët me votën e tyre do të zgjedhin në mënyrë të drejtpërdrejtë se kujt do t’ia besojnë menaxhimin e komunave të tyre në katër vitet e ardhshme. Ne besojmë fuqishëm, se edhe kësaj radhe, qytetarët do të dinë të bëjnë vlerësimin e duhur, duke e rrethuar numrin 3”,- deklaroi shefi i shtabit qendror zgjedhor të BDI-së, Fatmir Besimi.
