Misioni i BE-së apel për zgjedhjet: Janë test për demokracinë dhe sundimin e ligjit

13.10.2017 15:31

Misioni i BE-së në Shkup, në një deklaratë të përbashkët të ambasadorëve të vendeve anëtare....

Misioni i BE-së në Shkup, në një deklaratë të përbashkët të ambasadorëve të vendeve anëtare dhe atyre kandidate, iu bën thirrje liderëve politikë dhe anëtarëve të partive të tyre që të mundësojnë mbajtjen e zgjedhjeve pa frikësime dhe dhunë. “Potencojmë se është e rëndësishme që të bëhet ndarja ndërmjet aktiviteteve partiake dhe shtetërore si dhe e resurseve në periudhën para, gjatë dhe pas  zgjedhjeve. Ftojmë mediat që t’u sigurojnë qytetarëve pamje të qartë dhe informim objektiv, që është e nevojshme që votuesit të sjellin  vendimin të informuar në ditën e votimeve”,- thuhet në deklaratë.

Misioni i BE-së nënvizon vlerën e vëzhguesve ndërkombëtarë në zgjedhje, në veçanti të OSBE-ODHDR-it.

“Secila votë është e vlefshme. I thërrasim të gjithë qytetarët që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre demokratike për votim, duke vendosur për të ardhmen e komunave të tyre”,- theksohet në deklaratën e Delegacionit të BE-së dhe ambasadave të vendeve anëtare në Maqedoni. (Gyltene Sinani, TVM2)