UNT, në përvjetorin e parë organizon Ditët e UNT-së
Në vigjilje të përvjetorit të parë, nën idenë e avancimit të frymës akademike në vend....

Në vigjilje të përvjetorit të parë, nën idenë e avancimit të frymës akademike në vend, Universiteti “Nënë Tereza” do të organizojë Ditët e UNT-së.
Në këtë aktivitet parashihet nga 17 deri 28 tetor të organizohen dy konferenca shkencore, të hapet galeria “Omer Kaleshi”, të bëhet promovimi i dy librave, të organizohet akademi solemne dhe koncert.
“Secilit që prezanton punimin e tij do t’i mundësohet të konkurrojë në revistën shkencore të parën të cilën e boton Universiteti “Nëna Tereza”. Revista titullohet “South East European journal of sustainable development”, është e integruar në EPSKO dhe e konsiderojmë si një hap të madh të universitetit drejt publikimit dhe promovimit të shkencës”,- tha prorektori, Bekim Fetahu.
Po ashtu u prezantuan edhe rezultatet e fazës ideore të projekteve për objektin e Universitetit “Nën Tereza”.
Në mesin e tetë projekteve konkurruese, dy prej tyre kanë plotësuar kushtet e konkursit, edhe atë projekti “Duart”, i vlerësuar për konceptin ideor, komponentin e ndriçimit natyral, hapësirës së menaxhuar për çdo student, vlerësohet me vend të parë. Projekti është paraparë të realizohet në tre vitet e ardhshme dhe përfshin një sipërfaqe prej 32 mijë metrash katrorë. (Arlinda Baftiu, TVM2)
