Maqedoni
Qeveria: tre raste keqpërdorimi nga Qeveria e kaluar
13.10.2017 16:32
Zëdhënësi qeveritar, Mile Boshnjakovski, ka publikuar tre raste të reja për keqpërdorim nga qeveria e kaluar...

Zëdhënësi qeveritar, Mile Boshnjakovski, ka publikuar tre raste të reja për keqpërdorim nga qeveria e kaluar, të cilat kanë të bëjnë me furnizime, tenderë dhe marrëveshje. Për këto raste është kërkuar hetim nga MPB si dhe hapje të procedurës nga Prokuroria Shtetërore.
Rasti i parë ka të bëjë me blerjen e biletave të aviobiletave në periudhën prej vitit 2014 deri në 2017, ku është vërtetuar se është dorëzuar ofertë vetëm deri tek një operator. Rasti i dytë ka të bëjë për furnizime të dyshimta në Shoqatën Aksionare për administrimin e hapësirave për strehim dhe atyre afariste për marrëveshjet e lidhura me kompaninë “Atrium”.
Qeveria kërkon nga MPB të hetojë se si Kompania “Atrium” e ka ditur paraprakisht se me cilat produkte dhe shërbime do të furnizohen.
“Në përputhje me dokumentacionin me të cilin disponojnë shërbimet e Qeverisë së RM-së, ka dyshime se ka pasur damping çmime për shërbime dhe produkte për të cilat realisht është ditur se nuk do të furnizohen, por me të vetmin qëllim që Kompania “Atrium” të ketë renditje më të mirë gjatë procedurës së tenderit dhe të jetë në pozicion të privilegjuar”,- deklaroi zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski.
Ndërsa rasti i tretë ka të bëjë me marrëveshjet e nënshkruara nga shefi i atëhershëm i kabinetit qeveritar, Martin Protuger, për angazhim të Aleksandar Nikovskit, Xhorxh R. Perit si dhe Jehshua Shuki Glajtamanit si bashkëpunëtorë të jashtëm të Nikolla Gruevskit, me ç’rast vetëm Aleksandar Nikovski ka marrë nga buxheti 219.490 euro.
GAZMEND KURTISHI
