Maqedoni

Zgjedhjet lokale 2017, LSDM prezantoi vizionin për Shtipin, Probishtipin e Kratovën

13.10.2017 18:12

Lideri i LSDM-së në tubimin qendror në Shtip paralajmëroi gazifikim të Shtipit...

Lideri i LSDM-së në tubimin qendror në Shtip paralajmëroi gazifikim të Shtipit, vende të reja pune, më shumë të holla për fermerët e rinj, si dhe mjete financiare për master dhe doktoratura në universitete, me qëllim që të rinjtë të qëndrojnë në Maqedoni.
 
“Në buxhet ka para, por janë të nevojshëm politikan të ndershëm”,- tha lideri i Socialdemokratëve, Zoran Zaev. 
 
“Sonte dua të dërgoj porosi deri te të gjithë ata që ende mendohen, deri te ata që kanë votuar për VMRO-DPMNE-në,  është e qartë se çka po ndodh në shtetin tonë, as boshti kurrizor nuk na është thyer e as subvencionet nuk janë ndërprerë, e as nuk do të bëhet tradhti. Ku janë federalizimet, ku janë njerëizt e gjallë që do t’i hante Zaevi, ja ku jemi. Njerëz të thjesht që e duan atdheun, njerëz që nxorëm në shesh gjithçka që ishte e vërtet në Maqedoni, përmes të vërtetës për Maqedoninë, përmes Bombave dërguam porosi, që asnjëherë më të mos përsëritet dhe dërguam porosi për garanci se është koha e politikanëve të ndershëm”,- deklaroi lideri i LSDM-së, Zoran Zaev.
 
"Kështu, siç është tani, nuk duhet të duket  qendra e Maqedonisë lindore. Imagjinoj Shtipin si një qytet modern, urban, i cili shpejt përshtatet me ndryshimet shoqërore. Qyteti i qytetarëve të barabartë, të lirë; një qytet në të cilin të rinjtë e gjejnë veten”,- tha kandidati për kryetar komune në Shtip, Bllagoja Boçvarski.
 
“Siç e filluam edhe do a mbarojmë bashkërisht, regjimin e mposhtëm dhe tani do të mposhtim regjimin në nivel lokal. Kanë mbetur vetëm edhe disa ditë deri te çlirimi i qytetit tonë. Mjaft është, ju ftoj të gjithë ju qytetar të nderuar, pavarësisht nga përcaktimi juaj politik dhe përkatësia etnike, të majtë apo të djathtë, organizata joqeveritare, maqedonas, turq, serb, romë, eja ta bëjmë Shtipin qytetin më të bukur në Republikën e Maqedonisë”,- u shpreh kandidati për kryetar komune në Shtip nga LSDM, Dragan Atanasov.
 
“Ne duhet të dalim masivisht, ne duhet të ndalojmë shpërnguljen e të rinjve, ne duhet ta mbrojmë mjedisin - kjo është e ardhmja e qytetit tonë të bukur”,- tha kandidati për kryetar komune në Probishtim, Bllagoja Boçvarski.
 
“Çdo votë  është e rëndësishme, tani është momenti për ndryshim. Kemi një shans të madh të kthejmë komunën në rrugën e drejtë, në rrugën e transparencës, llogaridhënies dhe solidaritetit”.
 
“Nuk e kam ndërmend të jem konkurrencë e kompanive vendore, por e kamë në planë që bashkërisht përmes qeveris së Republikës së Maqedonisë, të stimulojmë kapitalin vendor, firmat vendore dhe me këtë të hapim mundësi që të marrin pjesë në krijimin e buxhetit komunal. Nuk kam armiq, nuk i kam borxh askujt dhe flejë i qetë, prandaj për qëllim të vetëm kamë realizimin e projekteve që janë pjesë e programit për kushte më të mira të qytetarëve në gjithë territorin e Komunës së Probishtipit”,- tha kandidati për kryetar komune në Probishtip nga LSDM, Dragan Atanasov.
 
Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, takoi edhe qytetarët e Kratovës dhe kërkoi nga ata që me 15 tetor të mbështesin kandidatin për kryetar nga radhët e LSDM-së dhe listën për këshilltarë, për të realizuar të gjitha projektet që direkt do të ndikojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve. 
 
SANIJE DURAKU