Maqedoni

Zgjedhjet lokale 2017, Taravari: kam ekipin më të mirë për Gostivarin

13.10.2017 18:37

Partia Aleanca për Shqiptarët mbajti mbrëmë tubimin në Gostivar...

Kandidati i PASh-së, Arben Taravari, tha se ka ekipin më të mirë dhe kërkon votën të dielën për t’i kthyer dinjitetin Gostivarit.
 
“Mua më duhet skuadër. Atë skuadër e kemi në listën e kandidatëve për këshilltarë, kemi 5 doktorë shkencash, 4 magjistra, plot profesionistë të plotësuar personalisht dhe profesionalisht, atyre u duhet vota juaj që t’ia  kthejnë dinjitetin Gostivarit dhe nuk kam dyshim me atë skuadër njësoj si në ministri, do ia dalim. Përshëndes edhe kurbetqarët që kanë ardhur të votojnë ndryshimin në Gostivar. Ju premtoj se dyert e komunës do t’i kenë të hapura për investime e që Gostivarin ta bëjmë sikur atje jashtë ku jetojnë”,- deklaroi kandidati për kryetar të Gostivarit – PASh, Arben Taravari.