Maqedoni

Zgjedhjet lokale 2017, Jakimovski: unë jetoj për Karposhin

13.10.2017 19:31

Kandidati i GROM-it për komunën e Karposhit, Stevçe Jakimovski, kërkoi votën e qytetarëve të dielën...

Kandidati i GROM-it për komunën e Karposhit, Stevçe Jakimovski, kërkoi votën e qytetarëve të dielën, pasi thotë se e meriton edhe një mandat, sepse tërësisht i është përkushtuar Karposhit.
 
“Unë jam njeri i përgjegjshëm, të gjitha kapacitetet e mia i kam vendosur në shërbim të komunës së Karposhit. Në vitet 2000, firma ime punonte me 97 njerëz, tani ka mbetur me vetëm shtatë. Asnjëherë nuk e kam përzier pronën time private me atë publike dhe gjithnjë i jam përkushtuar komunës Karposh. Që t’u shërbej qytetarëve është nder për mua, nder që pas meje shoh rezultate e që ju i shikoni parqet e bukura, fasadat, 153 km rrugë të asfaltuara, ka mbetur vetëm një rrugicë e vogël e paasfaltuar në Karposh”,- deklaroi kandidati për kryetar të komunës Karposh – GROM, Stevçe Jakimovski.