Së shpejti pritet miratimi i ligjit për familjen

24.06.2014 17:51

Ai, njëherit theksoi se me këtë ligj do të thjeshtohet e gjithë procedura dhe do të merren të gjitha mekanizmat që të mbrohen viktimat që mund të jenë fëmijë apo persona të tjerë.......

Për funksionimin e një shoqërie sa më të fortë dhe kohezive, na duhet një familje e shëndoshë, ku do të vlejnë rregullat e qarta. Ky është edhe qëllimi i propozim-ligjit për familjen, i cili pritet të miratohet së shpejti, tha ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Dime Spasev.

Ai, njëherit theksoi se me këtë ligj do të thjeshtohet e gjithë procedura dhe do të merren të gjitha mekanizmat që të mbrohen viktimat që mund të jenë fëmijë apo persona të tjerë.

“Me ligjin e ri, qartë definohen procedurat e çdo institucioni dhe ingerencat e tyre, institucionet që mbajnë përgjegjësi për mbrojtjen sociale, mbrojtjen e fëmijëve, institucionet shëndetësore,  institucionet arsimore, gjykatat përgjegjëse, njësitë për vetëqeverisje lokale dhe shoqata qytetare. Përgjegjësia është e të  gjithëve. Kur të shihet dhuna në familje, duhet të lajmërohet te Qendrat për Mbrojtje ndaj Dhunës në Familje, në stacionin më të afërt policor”, deklaroi ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Dime Spasov.

Për parandalimin e dhunës, Qeveria e Maqedonisë do të sjellë strategji nacionale që të mbrohet familja në periudhën prej 5 viteve. Qeveria gjithashtu do të formojë trup kordinativ nacional në afat 5 vjeçar, ku do të jenë të përfshirë të gjitha institucionet përgjegjëse dhe  gjithë këtë trup do ta drejtojë ministri i Punës dhe Politikës Sociale. Për dhunë familjare, ligji parasheh dënim në të holla nga 2.500 deri në 5000 euro dhe të gjitha shpenzimet gjyqësore. Por, në këtë drejtim ministrja e Punëve të Brendshme thekson edhe nevojën e përfshirjes së institucioneve edukative.

“Ky fenomen nuk mund të shikohet vetëm nga prizma e aspektit penal, por duhet të përfshihen edhe institucionet edukativo-arsimore, sepse viktimë nuk është vetëm një familje thjesht, por është një devijim te e gjithë popullata e re”, theksoi ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska.

Ligji i ri synon parandalimin e dhunës, si dhe parasheh ndihmë sociale  për përkrahjen e viktimave që të risocializohet sa më shpejtë. (Memedali Jusufi, TVM2)