Maqedoni
Një banor i Gostivarit në vend të verës ka pirë lëng të panjohur, është transferuar në klinikat e Shkupit
13.10.2017 20:49
Një banor 59 vjeçar i Gostivarit urgjentisht është transferuar në spital për shkak helmimit me lëng të panjohur...

Policia kumtoi se dje rreth orës 16:00 në Repartin urgjent në spitalin e Gostivarit është sjellë XH.K (59) nga fshati Balindol, i cili ka pirë, gjegjësisht është helmuar me lëng të panjohur i cili ka qenë në një shishe vere.
XH.K i është ofruar ndihmë mjekësore, ndërsa për shkak gjendjes serioze shëndetësore është transferuar në Qendrën Urgjente Shkup.
Policia po ndërmerr masa për zbardhjen e tërësishme të rastit./mia
