Maqedoni
Mot me diell, vranësira mesatare dhe erë të përforcuar veriore
14.10.2017 12:04
Moti sot në Maqedoni do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla deri mesatare...

Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar veriore, posaçërisht e shprehur përgjatë Vardarit.
Temperatura minimale do të lëviz prej një në nëntë gradë, ndërsa ajo maksimale prej 19 deri 25 gradë.
Në Shkup moti do të jetë me diell dhe i vranët me erë të kohëpaskohshme të përforcuar veriore. Temperaturat do të lëvizin prej gjashtë deri në 23 gradë.
Këtë javë vazhdon periudha e motit kryesisht me diell dhe i ngrohtë me rritje të temperaturave ditore, të cilat në fillim të javës së ardhshme do të jenë mbi mesataren për këtë periudhë të vitit./Mia
