Zgjedhjet Lokale 2017, Maqedonia, në heshtje zgjedhore
Prej mbrëm në mesnatë në Maqedoni është heshtje zgjedhore e cila do të zgjas deri të dielen në ora 19 kur përfundon procesi I votimit, për raundin e pare të zgjedhjeve locale...

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka bërë të gjitha përgaditjet që zgjedhjet të relizohen në përputhje me Kodin zgjedhor përfshi edhe shpërndarjen e matrialit zgjedhor nëpër KZK. Njëherit KSHZ ka paralajmëroi se në ditën e zgjedhjeve, do t’i mbajë tre konferenca për shtyp, në orën 11:00, në orën 14:00 dhe në orën 18:00, në të cilën do të njoftohet për rrjedhën e votimit dhe jehonën e votuesve.
Pas mbylljes së vendvotimeve në orën 19:00, KSHZ në vazhdimësi do t’i publikojë rezultatet paraprake të zgjedhjeve lokale. Një dit para të tjerëve votojnë të burgosurit dhe personat e pa të pafuqishëm.
Zgjedhjet e gjashta lokale në Maqedoni mbahen në 3.480 vendvotime për zgejdhjen e kryetarëve dhe këshillave komunal në 80 komuna dhe në Qytetin e Shkupit. Raundi i dytë i zgjedhjeve është caktuar pas dy javësh përkatësisht më 29 tetor. Për ndjekjen e zgjedhjeve në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve janë akredituar mbi 5 mijë vëzhgues vendor dhe 373 të huaj.
