Maqedoni
KSHZ: Votojnë të sëmurit të burgosurit dhe personat me aftësi të kufizuar
14.10.2017 14:54
Gjithsej 1.814.644 qytetarë nesër do të mund të shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votimit në 80 komuna dhe Qytetin e Shkupit...

Nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor bëjnë me dije se në zgjedhjet lokale të 15 tetorit marrin pjesë gjithsej 260 kandidatë për kryetar komune dhe 6.627 kandidatë për këshilltar në 372 lista për anëtar të këshillave. Sot kanë votuar të sëmurit, persona të cilët vuajnë dënimin me burg, personat të cilët ndodhen në paraburgim dhe personat me aftësi të kufizuara.
“Sot votojnë edhe zgjedhësit të cilat vuajn dënimin me burrg ose që janë në paraburgim. Në 13 vendvotimet në Entet ndëshkuese përmirësuese të drejtën e tyre të votimit do të mund të realizojnë 1.882 votues”, tha Arijeta Xhemaili, nga KSHZ.
Në Shtëpin Ndëshkuese përirësuese Idrizov sot u realizua votimi në kohë dhe pa probleme.
“Në listën e votuesve të KSHZ-së kemi 955 votues. Vendovtimi në këtë burrg është hapur në ora 7 të mëngjesit dhe besoj se do të përfundoj në ora 19 me dalje masovike. Deri më tani procesi ka rrjedhë në mënyrë të rregullt”, tha Sonja Stojanovska, kryetare e Këshillit Zgjedhor në Idrizovë.
Procesin zgjedhor do të vëzhgojnë gjithësej 5.011 vëzhgues vendas dhe 372 vëzhgues të huaj, 294 përkthyes si dhe 6 gazetarë të huaj. Nga KSHZ informojnë se vetëm votuesit e Qytetit të Shkupit nesër do të marrin 4 fletvotime, edhe atë nga një fletvotim për kryetar dhe këshilltarë komune dhe nga një për kryetar dhe këshilltar komune në qytetin e shkupit. Në zgjedhjet e gjashta lokale të Maqesonisë janë propozuar kandidatë për kryetar dhe këshilltar nga gjithësej 19 parti politike dhe 64 kandidatë të propozuar nga grup zgjedhësish.
Raundi i dytë i votimit do të mbahet dy javë më vonë, gjëgjësisht më date 29 tetor. Nga KSHZ gjithashtu informojnë se gjatë ditës së zgjedhjeve do të mbahen tri konferenca për shtyp në orën 11, 14 dhe 18 ku do të informohet për mbarvatjen e gjithë procesin zgjedhor dhe për pjesëmarrjen në votim, ndërsa pas mbylljes së qendrave të votimit në orën 19 KSHZ do të publikuoj edhe rezultatet e para jozyrtare nga zgjedhjet lokale.
REXHEP QAMILI
