Maqedoni
Thellohet bashkëpunimi mes sindikatave të policisë së Kosovës dhe Maqedonisë
14.10.2017 16:17
Përforcohet bashkëpunimi I sindikatave të policisë së Kosovës dhe të Maqedonisë...
Sindikatat e të dyja vendeve sot në Shkup nënshkruan memorandum bashkëpunimi qëllimi I të cilit qështë që të japin njëra tjetrën përkrahje mes veti në zgjidhjen e problemeve në shtetet e tyre dhe të veprojnë në përballjen me probleme ndërkombëtare. Ky bashkëpunim I nënshkruar tani në memorandum do të mundësoj dhe organizmin e seminareve dhe trajnimeve, mbështetje për projektet e ndryshme.
“Këta dy sindikata do të bashkëpunojnë sidomos në sferën e dhënies së ndihmës mes të dy sindikatave kushdo që do të kërkojë si në territorin Kosovës po ashtu edhe në territorin e Maqedonisë, për të gjithë anëtarët që do të kërkojnë ndihmë kudo që janë. Do të punojmë në përparimin e të dy sindikatave, do të bashkëpunojmë edhe në marrjen e fondeve nga organizatat ndërkombëtare për punën e sindikatës dhe përmirësimin e punës së policëve”, tha Aco Antovski, kryetar i sindikatës së policisë së Maqedonisë.
“Bashkëpunimi do të jetë i sinqertë dhe kolegialiteti mes dy sindikatave do të jetë shumë i sinqertë dhe apolitik mes të dy palëve, si dhe respektimin e anëtarësisë pa marrë parasysh bazat etnike dhe fetare. Ky memorandum ka një rëndësi të madhe për sindikatën e Kosovës dhe Maqedonisë dhe do të na hapë rrugë për organizimin e përbashkët sindikal, qoftë në trajnim, në organizime, por edhe në fonde të përbashkëta që do të jenë në favor të të dy sindikatave”, tha Valbona Kamberi Hoxha, nga sindikata e policisë së Kosovës.
