Kulturë
Shoqata “Tradita” organizoi tribunë: Roli i monumenteve historike në zhvillimin e turizmit kulturorë
14.10.2017 16:54
Roli I monumenteve historike në zhvillimin e turizmit kulturorë në qytetin e Tetovës ishte tema e tribunës shkencorte e organizuar nga Shoqata për kulturë dhe art “Tradita”...

Të pranshmit përmes ligjeratave të tyre treguan rëndësin dhe vlerën që kanë këto monumente historike në Tetovë. Kryetarit i Shoaqtës për kultur dhe art “Tradita” Selam Sulejamni , tha se Tetova paraqitet para vizitorëve përmes munumentëve historike dhe sipas tij kjo është një rrugë për zhvillimin e turizmit në qytetin e Tetovës duke promuvuar para vizitorëve munumentet historike që janë në Tetovë.
“Në kushtet kur ne pretendojmë zhvillimin e turizmit në qytetin tonë, besojmë se përtej dukurive të ndryshme shoqërore dhe ekonomike që ndikojnë në zhvillimin e këtij sektori, vlerësojmë se monumentet historike luajnë rol tejet të rëndësishëm. Monumentet historike, si: Kompleksi Arabati Baba Teqe, Galeria e Arteve, Sahat Kulla, Kalaja e Tetovës, Xhamia e Pashës, Urat e vjetra, Muzeu historik i Universitetit të Tetovës dhe monumente të tjera të kulturës, historisë dhe artit, duhet të promovohen për publikun shqiptar dhe vizitorët e huaj. Këtë e theksojmë, sepse, përmes këtyre monumenteve, madhështisë së arkitekturës, afreskeve , punimeve të gurit e të drurit si dhe historisë që ato mbartin, shihet edhe mundësia e njohjes së kulturës se begatë të kombit tonë.Trashëgimia kulturore e një populli paraqet edhe kontributin e saj në thesarin e kulturës së përgjithshme, apo qytetërimin botëror”, tha Selam Sulejmani, Kryetar I Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”.
Ndërkohë profesori universiatar Selajdin Saliu foli për rëndësin e këtyre monumenteve historike.
“E para dua të theksojm se një popullë që nuk tregon respect ndajë të kalaurës së vet nuk e meriton as të ardhmen. Mendoj se kjo tribunë e ka këtë karakter që tregojm një respect ndaj të kalaurës son e cila është jashtëzakonisht e pasur dhe është përplotë me shënime të haruar që ne duhet të gjurmojmë. Nga kërkimet e mia të përhershme vecmas nga pjesa e Pollogut d.m.th. duke filluar jo vetëm nga periudhat e më vonshme po ato më të hershme, rezulton që edhe përkundër se thuhet nuk ka shënime nuk ka dëshmi, rezulton se ka shumë vetëm se duhet të gjurmohen. Nga ajo që unë kamë hasur ka pafundësisht dëshmi se Tetova paraprakisht nuk ka qen Tetovë e njohursi Pollogu dhe përgjithsish ka qenë një ndër qendrat më të rëndësishme, dhe këto dëshmi ne I gjejmë në shumë dokumentë. Un mendoj se Tetova ka kapaicitete jashtëzakonshme sa I takon turzmit kulturorë pasi ka monument të periudhave të ndryshme,duke filluar nga gjetjet që janë bërë që nga periudha e antikiteti ka shumë mbishkrime që un do ti japë në vazhdim, kemi shumë kala që më tepër nuk kanë qen kala por fortifikata në shumë dokumentë që janë të pa njohura fatëkeqësisht për shqiptarët ne në popullë I njohim si kala por në faktë kanë qenë fortifikata më tepër se sa kala", tha Selajdin Saliu profesor universitar.
Në këtë tribunëshkencore u tha se asnjëherë nuk kanë munguar aktivitetet e ndryshme nga Shoqata për kulturë dhe art “Tradita “për keto monumte dhe pikërisht është kjo shoqat që dëshiron që këto munumente historike të kenë një kujdes të vaçantë, pasi në vete mbajnë historin e banorëve të qytetit të Tetovës dhe me investime në këto monumete do zhvillohet edhe ekonmia e Tetovës, pasi shumë shtete dhe qytet te Europës kanë të ardhura të majme pikrishtë nga turizmi në monumentet historike.
VISARI SADIKI
