Maqedoni
Familja Ahmeti, mes skamjes dhe sëmundjes
14.10.2017 17:29
Varfëria nuk shihet vetëm mes zonave të thella dhe malësisë, familjet e varfëra të rraskapitura nga skamja mund ti gjesh në çdo cep, bile edhe shumë pranë nesh...

Një histori familjare e mbushur me plot varfëri dhe pikpyetje për egzistencën material për çdo të nesërme kamera e TVM2 e regjistroi në fshatin Stugodic, fshat ky i cili është 36 kilometra larg kryeqendrës sonë. Jetojnë në varfëri ekstreme, dy antëtarët e familjes Ahmeti.
Një shtëpi e fshehur pas një shtegu të lodhur me plot gropa të mbushura, mjaftojnë vetëm pak minuta për tu zhytur në historinë, hallet dhe brengën e tyre. Jetojnë një jetë me plotë me vuajtje, një motër e sëmurë dhe nje vëlla ndajnë hallet së bashku në këtë shtëpi e ndërtuar 100 vjet më herët, ndërsa kanë humbur shpresat se jeta e tyre mund të ndryshojë për së mbari. Kemi ngelur duke e shtyrë me zor dita ditës, ashtu siç po e thotë edhe fjala e urtë popullore, shprehet kryefamiljari Ahemti.
“Si me thënë, shkoj punoj ndonjehërë kush më merr të ngarkoj dru 200, apo 300 ska rëndesi së paku të mund të blej bukë, është shumë e vështirë motres ilaqet ja blej nga 1 mije e sa denarë, ajo ëeshtë e semurë, e mer një torbë dhe del nëpër fshatë për të ec nuk mund ta ndalojë”, tha Hamit Ahemti.
“Mërzitem për vellaun pa rrogë, pa grua, pa shtepi skemi as makin per të lar robat, nervozohem shumë 1 mije denare I blej ilaqet, nesër e kam të shkoj, hiki prej shtepis nuk më rihet në shtepi, e di po cte bëj, as buk nuk mund te ha, me lun lukthi prej nervoze”, tha Fatime Ahemti.
Në një rrënoj që pritet të shembet nga dita ne ditë dhe per nje castë të duket sikur jemi kthyer në kohë, sepse kjo familje nuk posedon as edhe nje kushtë për jetes, ata nuk kanë as edhe nje burim të vetëm financiarë, shtyejnë ditët duke pritur nga të tjerët.
“Ketu lahen enët këtu lahet motra ndonjëhër, unë në hamamgjik, ajo ketu pastrohetë. Ketu edhe lani enët edhe pastrohete motra? ndërsa unë në hamamgjik në dhomën tjetër. Këtu keni grummbullu ushqimet për të ngrën? Ushqimet që mi kane dhën jan domate të gjelbereta po I pres të skuqen ngadal edhe i ham , ja buken e mbaj këtu, ku më lën macat nuk lën, ja këtu e var buka nuk mbahet në frigorifer, ja sot do ta ham, sot nje gjysmë nesër një gjysmë”, tha Hamit Ahmeti.
Edhe pse burrat rrallë herë brengën e shprehin me lot kryefamiljari Ahmeti këtë herë nuk mund ti frenonte lotet, kjo dëshmon për hallin e madh që ka dhe nevojnë për ti ndihmuar.
HAMIDE IBRAHIMI
